TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Gusht 2025, 11:21

Nga pronari i hotelit, te personi që i çonte ushqimin dhe berberi personal, zbulohen bashkëpunëtorët e Flodian Plakut në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti
Nga pronari i hotelit, te personi që i çonte ushqimin dhe berberi
I armatosur dhe me 25 mijë euro me vete, pamjet nga arrestimi i Flodian Plakut

Policia e Vlorës ka dalë në një konferencë për mediat për të dhënë detaje për arrestimin e shumërkërkuarit Flodian Plaku alias Florjan Serjani (Mamo), i cili dyshohet se është drejtpërdrejt i përfshirë në vrasjen e ish-policit Gentian Bejtja.

Gjthashtu janë zbuluar rolet e bashkëpunëtorëve të Flodian Plakut, që fshihej në një hotel në Orikum.

I arrestuari Albano Lapshi, i çonte ushqim në hotel Flodian Plakut, ndërkohë Armando Dano ishte berberi që shkonte në hotel për ta qethur, po ashtu Ligor Doko, pronar i hotelit ku u arrestua.

Dhe Julian Aliaj që u kap me pistolete. Ka qenë i dënuar me parë për trafik droge.

Flodian Plaku ishte vënë nën vëzhgim nga policia për rreth dy muaj. Në ditën e ndërhyrjes dhe arrestimit të tij, është ndjekur edhe lëvizja e Albano Lapshit dhe Armando Danos, me origjinë nga Shkodra, i njohur si “Berberi”, të cilët po shkonin drejt hotelit ku fshihej Plaku.

Në momentin e ndërhyrjes, forcat e policisë arrestuan 42-vjeçarin Flodian Plaku, ndërsa gjatë operacionit u ndalua edhe Julian Aliaj. Ky i fundit mbante me vete një armë zjarri (pistoletë) dhe rezulton të ketë qenë më parë i arrestuar për trafik lëndësh narkotike.

 

flodian plaku

Lini një Përgjigje