TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Gusht 2025, 10:17

Policia jep detaje për arrestimin e Flodian Plakut: Kishte armë zjarri me fishek në fole! Iu gjetën edhe 17 fishekë, 7 celularë

Shkruar nga Pamfleti
Policia jep detaje për arrestimin e Flodian Plakut: Kishte armë zjarri
AFlodian Plaku

Drejtori i Policisë së Vlorës ka dhënë detaje nga kapja e Flodian Plakut në Orikum. Sipas policisë, Flodian Plaku momentin e kapjes ishte armatosur me armë gati për qitje. Plaku është autor i dyshuar i vrasjes së Gentjan Bejtjas.

Në një konferencë të posaçme për shtyp, blutë bënë me dije se në momentin e kapjes "Pole Qorrit" i janë gjetur dhe sekuestruar 17 fishekë, 7 celularë dhe 25 mijë euro cash, krahas 2 amëve të zjarrit që Report Tv arriti të mësojë që në momentet e para të prangosjes së tij. Gjithashtu, në raportimin e policisë u theksua se një nga armët të cilat iu gjet ishte me fishek në fole

Së bashku me Flodian Plakun, i njohur edhe me mbiemrat Mamo e Serjani dhe me nofkën “Pole Qorri”. dje u arrestua dhe Julian Aliaj, alias Julian Pasho. Ky i fundit është arrestuar edhe në vitin 2019 në Itali për trafik droge, si anëtar i bandës kriminale të drejtuar nga Flodian Plaku. i cili po ashtu u arrestua asokohe për të njëjtin krim. Gomonet me kanabis ngarkoheshin në Shqipëri dhe dërgoheshin Brindizi. Droga nëpërmjet korrierëve shpërndahej nga Puglia drejt Romës, Napolit, Milanos dhe Firenzes.

Flodian Plaku jetonte kryesisht në Greqi e Itali, dhe ishte shpallur në kërkim pas masës "arrest në burg" lëshuar ndaj tij nën akuzë si një nga tre autorët e vrasjes së ish-policit Gentjan Bejtja, në Larushk të Fushë-Krujës, brenda rrethimit të banesës së tij, teksa ujiste perimet në kopsht dhe në prani të familjarëve.

Krimi dyshohet se ndodhi me motive hakmarrjeje, si pasojë e luftës së për hakmarrje dhe rivalitet mes grupeve kriminale të Fushë-Krujës, Ervis Martinajt, Indrit Dokles dhe Durim Bamit.

Vetëm 4 ditë pasi u vra Gentjan Bejtja, policia arrestoi në flagrancë Ilir Beqarajn - alias Ilir Brahimi, alias Ilir Mançellari - 41 vjeç, dhe Edison Haxhiun, 30 vjeç, si të dyshuar për ekzekutimin mafioz, bashkëpunëtorë. Pas ngjarjes ata dogjën makinën e krimit dhe armët në periferi e u larguan me një tjetër mjet.

Lini një Përgjigje