Kronike25 Shkurt 2024, 09:45

Ngjarje e rëndë në Tiranë, 47-vjeçari hidhet nga kati i 3-të i Spitalit të Traumës dhe ndërron jetë

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarje e rëndë në Tiranë, 47-vjeçari hidhet nga kati

47-vjeçari raportohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe sipas deklarimeve të familjarëve ka tentuar të vetëvritet dhe më parë.

Një ngjarje e rëndë është shënuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Një 47-vjeçar është vetëhedhur nga kati i 3-të i Spitalit të Traumës dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

47-vjeçari raportohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe sipas deklarimeve të familjarëve ka tentuar të vetëvritet dhe më parë.

“Më datë 25.02.2024, rreth orës 05:30, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3-të i Spitalit të Traumës, shtetasi M. H., 47 vjeç, i cili si pasojë e dëmtime të marra ka ndërruar jetë.

Ky shtetas është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, më datë 24.02.2024, rreth orës 12:00, pasi është vetëplagosur me mjet prerës thikë, në Tepelenë”, njofton policia.