Kronike25 Shkurt 2024, 09:21

Goditi me sende të forta 65-vjeçarin, arrestohet i riu në Kuçovë

Shkruar nga Pamfleti

Goditi me sende të forta 65-vjeçarin, arrestohet i riu në

29-vjeçari Kevin Krasi është arrestuar nga policia pasi ka goditur me sende të forta një 65-vjeçar.

Sipas policisë, sherri nisi për motive të dobëta në ambientet e një lokali në Kuçovë.

Ndërkohë, procedohet penalisht babai i 29-vjeçarit, pasi kanosi 65-vjeçarin për të tërhequr denoncimin.

“Sapo janë njoftuar për një konflikt ndërmjet 2 shtetasve, në një lokal në fshatin Perondi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e konfliktit dhe për të arrestuar përgjegjësin/it.

Menjëherë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 29 vjeç (shtetas me probleme mendore), banues në Kuçovë, i cili për motive të dobëta, në ambientet e një lokali, goditi me send të fortë, shtetasin Xh. Sh., 65 vjeç.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e shtetasit K. K., shtetasin S. K., 56 vjeç, pasi ka kanosur 65-vjeçarin, që të tërhiqte denoncimin e bërë në Polici, për këtë rast”, njoftoi policia.