
Një ngjarje tragjike ka tronditur Sarandën orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.
Një 17-vjeçar ka humbur jetën në një nga lokalet më të njohura të zonës rreth orës 02:00 të mëngjesit.
Burimet theksojnë se i mituri me inicialet A.D ka humbur jetën pasi ashensori i Club "Orange" i ka zënë kokën. Bëhet me dije gjithashtu se A.D 17-vjeç punonte si kamarier në këtë lokal.
Lidhur me ngjarjen e rëndë nuk ka ende një reagim nga policia.
Deri më tani nuk dihet nëse ka të arrestuar apo jo për ngjarjen. Kujtojmë që në të njëjtin klub dy vite më parë pati edhe një përplasje me armë. Disa persona asokohe mbetën të plagosur.
Lini një Përgjigje