TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Mars 2026, 10:54

Organizatë kriminale dhe drogë, kapen në Morinë tre të kërkuar nga Kuvajti dhe Gjermania

Shkruar nga Pamfleti

Organizatë kriminale dhe drogë, kapen në Morinë tre të

Policia kufitare në Morinë arrestoi tre shtetas nga Kosova, të cilët rezultonin në kërkim për llogari të autoriteteve gjermane dhe të Kuvajit.

Njëri prej tyre, M. G., 65 vjeç, u identifikua si person i kërkuar nga drejtësia gjermane. Ai ishte dënuar nga një gjykatë në Frankfurt me mbi 4 vite burg për vjedhje dhe përfshirje në struktura kriminale. Sipas të dhënave, një pjesë e dënimit mbetet ende për t’u ekzekutuar.

Gjatë kontrolleve u ndalua edhe Xh. S., 47 vjeç, i cili kërkohej nga autoritetet në Kuvajt për një rast vjedhjeje të rëndë. Verifikimet u kryen përmes shkëmbimit të informacionit me strukturat ndërkombëtare.

Po ashtu, policia arrestoi edhe R. P., 36 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Tiranës për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit. Ai ishte shpallur në kërkim brenda vendit.

"Strukturat e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, organizuan punën në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës dhe si rezultat, në hyrje të RSh-së, kapën dhe arrestuan/ndaluan 3 shtetas, konkretisht:

-U kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Gjermani, shtetasi M. G., 65 vjeç, banues në Kosovë Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, pasi Gjykata e Frankfurtit e ka dënuar me 4 vjet e 1 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” , “Grupi kriminal” dhe “Organizata kriminale”. Nga dënim i i kanë mbetur për të kryer 18 muaj.

– U kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Kuvajt, shtetasi Xh. S., 47 vjeç, banues në Prishtinë. ⁠Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Kuvajt, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët, vijonë procedurat për ekstradimin e këtyre 2 shtetasve.

-U kap shtetasi R. P., 36 vjeç, banues në Kosovë, pasi nga verifikimet rezultoi se ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Veprimet e tjera procedurale me këtë shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë”, njofton poicia.

te shpallur ne kerkim nderkombetar

Lini një Përgjigje