TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Qershor 2026, 13:36

“Pasi më shau, më goditi grushte”, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve që u dhunua nga punonjësi

Shkruar nga Pamfleti
“Pasi më shau, më goditi grushte”, zbardhet dëshmia e
Foto Ilustruese

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me konfliktin fizik të raportuar mes Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve, Dhimitraq Prishka, dhe Benard Fejzollarit, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Sipas deklarimit të Prishkës para hetuesve, përplasja mes tyre ka nisur pas debateve për largimin nga detyra të Fejzollarit dhe një punonjëseje tjetër, të cilët ushtronin funksione pranë kësaj agjencie. Institucioni është shkrirë në kuadër të procesit të ristrukturimit të institucioneve shtetërore, bazuar në një vendim të Këshillit të Ministrave.

Në dëshminë e tij, Prishka ka pretenduar se fillimisht është fyer verbalisht nga Fejzollari. Më pas, sipas tij, debati ka përshkallëzuar në dhunë fizike, ku është goditur fillimisht me shuplakë në fytyrë dhe më pas me grusht.

Prishka ka deklaruar se ka reaguar vetëm në kushtet e vetëmbrojtjes, duke e goditur edhe ai Fejzollarin pas sulmit të pretenduar ndaj tij.

Ndërkohë, autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Benard Fejzollari është shpallur në kërkim policor.

 

Lini një Përgjigje