TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Mars 2026, 08:55

Përplasjet me efektivët në tubimin e 28 shkurtit, policia arreston 4 protestues të PD

Shkruar nga Pamfleti
Përplasjet me efektivët në tubimin e 28 shkurtit, policia
Sulmi nb 'Vilën e Enverit"

Policia ka arrestuar katër protestues pas tubimit të organizuar mbrëmjen e djeshme nga Partia Demokratike.

Sipas autoriteteve, gjatë protestës së 28 shkurtit u regjistruan episode dhune dhe përplasje mes një pjese të protestuesve dhe forcave të rendit. Burime zyrtare bëjnë me dije se u hodhën mjete shpërthyese artizanale të llojit molotov në drejtim të vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, ku brenda ndodheshin disa artistë, si dhe u dëmtuan biznese private dhe kosha mbeturinash.

Përplasje pati edhe përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe në zonën e ish-Bllokutku u sulmoua vila e Enver Hoxhës. Sipas Policisë, efektivët u goditën me gurë dhe sende të forta. Nuk janë bërë të ditura ende të dhëna të plota mbi personat e lënduar apo dëmet materiale.

Autoritetet vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në incidentet e raportuara.

Ndërkohë, Partia Demokratike nuk ka reaguar ende zyrtarisht lidhur me arrestimet e kryera nga Policia. 

protesta e pd arrestohen 4 protestues

Lini një Përgjigje