TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Shkurt 2026, 17:38

Plagosje me thikë në Lezhë, i riu godet dy persona

Shkruar nga Pamfleti
Plagosje me thikë në Lezhë, i riu godet dy persona
Foto ilustruese


Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së sotme në qytetin e Lezhës, ku një i ri dyshohet se ka plagosur dy persona me thikë. Policia ka ndërhyrë menjëherë duke arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar.

Sipas burimeve paraprake, dy personat janë transportuar në spitalin rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime spitalore bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po merret në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thika) e përdorur në konflikt.

Policia vijon hetimet për të sqaruar motivet dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.

plagosje me thikë në lezhë

Lini një Përgjigje