Kronike 1 Mars 2024, 22:05

Plagosën me armë zjarri 27-vjeçarin në Pogradec, arrestohet pas 5 orësh autori!

Shkruar nga Pamfleti

Plagosën me armë zjarri 27-vjeçarin në Pogradec,

Pas 5 orësh, janë arrestuar dy personat e përfshirë në plagosjen me armë zjarri të 27-vjeçarit në qytetin e Pogradecit.

Mësohet se në pranga kanë rënë një 32-vjeçar dhe një 27-vjeçar të dy banues në Pogradec dhe që bashkëpunuan në pritën që i ngritën 27-vjeçarit që u plagos.

Policia sqaroi se falë negociatave të bëra me familjarët e dy autorëve të dyshuar të ngjarjes, u bë e mundur kapja dhe vënia e tyre para përgjegjësisë.

Pogradec/Kapet autori i plagosjes me armë, ngjarje e ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit.

Në pranga, të dy personat e përfshirë në konfliktin me armë. Sekuestrohen dy armët e zjarrit, të përdorura nga autorët e krimit.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur ditën e sotme pranë kryqëzimit të Tushemishtit, si dhe falë negociatave të bëra nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec me familjarët e dy autorëve të dyshuar të ngjarjes, u bë e mundur kapja dhe vënia para përgjegjësisë ligjore e tyre. Konkretisht u vunë në pranga shtetasit:

D. M., 32 vjeç dhe K. L., 27 vjeç, banues në Pogradec.

Shtetasit e mësipërm, gjatë një konflikti të çastit, me shtetasin A. J., 27 vjeç, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, i cili për pasojë mbeti i plagosur dhe ndodhet për mjekim në spital.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dy armët e zjarrit që dyshohet se u përdorën në konflikt, nga autorët e krimit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

pogradec