Kronike 1 Mars 2024, 19:12

Pamje nga ngjarja tragjike në Lushnjë, vinçi po ngrinte bombula oksigjeni; njëra bie në tokë dhe shpërthen

Shkruar nga Pamfleti

Pamje nga ngjarja tragjike në Lushnjë, vinçi po ngrinte bombula

Këto pamje vijnë nga shpërthimi i fortë që ndodhi në Lushnjë, ku humbën jetën babë e bir.

Sipas burimeve vinçi ka qenë duke ngritur bombulat me oksigjen që po përdoreshin për saldim.

Në foto duket një bombul e varur në vinxhir. Dyshohet se vinçi po i mbante bombulat, ku në një moment ka renë një nga bombulat dhe në kontakt me tokën ka shpërthyer

Gjithashtu në vendngjarje ndodhet Prokuroria.