TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Nëntor 2025, 14:02

Trafikonin nga Italia në Shqipëri automjete luksoze të vjedhura, shpallen në kërkim dy persona në Tiranë; sekuestrohen mjetet

Shkruar nga Pamfleti
Trafikonin nga Italia në Shqipëri automjete luksoze të vjedhura,
Trafikonin nga Italia në Shqipëri automjete luksoze të vjedhura, shpallen në kërkim dy persona në Tiranë

Dy persona janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se trafikonin nga Italia në Shqipëri mjete luksoze të vjedhura.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Stolen Line”:

-G. G, 34 vjeç, i dyshuar për trafikimin e automjetit tip “Lynk&Co”, si dhe për falsifikimin e dokumentacionit me qëllim shitjen dhe targimin e tij në Shqipëri;

-S. S., 40 vjeç, i dyshuar për trafikimin e automjetit tip “Benz GLC”, si dhe për falsifikimin e dokumentacionit dhe ndryshimin e numrit të shasisë së këtij automjeti.

Automjetet e viteve të fundit, Benz GLC” dhe “Lynk&Co, arrijnë në një vlerë prej 110 mijë eurosh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

 

trafikonin nga italia në shqipëri automjete luksoze të vjedhura

Lini një Përgjigje