TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Prill 2025, 11:16

Plagosja e djalit të ish-deputetit, Policia jep detaje si ndodhi ngjarja

Shkruar nga Pamfleti
Plagosja e djalit të ish-deputetit, Policia jep detaje si ndodhi ngjarja
Kristi Fufi

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, i dyshuar si i përfshirë në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së premtes në një rezidencë në Lundër, ku u plagos 19-vjeçari Kristi Fufi, djali i ish-deputetit të PD-së, Mhill Fufi.

Policia e Tiranës ka vënë në hetim,  Kliton Sulçen, një 38-vjeç, për shkak se ka godituri në kokë pas sherrit djalin e ish-deputetit demokrat .

19-vjeçari Kristi Fufi përfundoi në spital një natë më parë pas plagëve në kokë nga një bisht fshese.

Gjatë sherrit ishin edhe persona të tjerë dhe policia po punon për identifikimin dhe për kapjen e tyre.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. S., 38 vjeç, pasi mbremjen e djeshme, në një rezidencë, në Farkë, dyshohet se ka goditur me grushte dhe ka kanosur 19-vjeçarin K. F., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna për identifikimin dhe për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt”, thuhet në njoftimin e policisë.

kristi fufi plagosja

Lini një Përgjigje