TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Shkurt 2026, 19:46

Polici i Ilir Prodës bën të fortin me qytetarët, u nxjerr pistoletën pas sherrit për parkimin (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Polici i Ilir Prodës bën të fortin me qytetarët, u nxjerr
Konflikti mes policit dhe qytetarit

Përplasja ka nisur pasi punonjës të një lokali i kanë kërkuar efektivit të policisë të largonte makinën e tij, e cila dyshohet se ishte parkuar pranë ambientit të biznesit dhe po pengonte zonën e shërbimit.

Një konflikt mes një efektivi policie dhe një punonjësi biznesi është regjistruar paraditen e sotme në zonën e njohur si “Malajziani”, në Tiranë, për shkak të një automjeti të parkuar.

Përplasja ka nisur pasi punonjës të një lokali i kanë kërkuar efektivit të policisë të largonte makinën e tij, e cila dyshohet se ishte parkuar pranë ambientit të biznesit dhe po pengonte zonën e shërbimit.

Debati verbal mes palëve është tensionuar me shpejtësi. Në pamjet e kamerave të sigurisë, të publikuara në media shihet momenti kur efektivi i policisë nxjerr armën e shërbimit dhe e drejton atë ndaj personit me të cilin është në konflikt. Në vendngjarje ndodheshin edhe persona të tjerë, përfshirë dy gra.

Për rastin ka nisur hetimet Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Burime bëjnë me dije se polici, i cili është i punësuar në Policinë e Tropojës, po hetohet në gjendje të lirë. Procedimi penal është marrë në këshillim me prokurorinë dhe rasti është referuar për veprime të mëtejshme.

Paralelisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetim disiplinor ndaj efektivit të përfshirë.

konflikt polici arme

Lini një Përgjigje