Trupi i Eglant Koçit u gjet në një zonë mes Tiranës dhe Elbasanit në një humnerë.
Policia ka arritur të gjejë trupin e pajetë të Eglant Koçit, 34-vjeçarit i cili ishte raportuar i zhdukur prej dy javësh. Sipas informacioneve paraprake, trupi i viktimës është gjetur në një nga fshatrat mes Tiranës dhe Elbasanit, në një humnerë në fshatin Cerujë, pas kërkimeve të zhvilluara nga autoritetet. Forcat RENEA po zbresin për ta identifikuar. Trupi u pikas nga droni i policisë.
Për operacionin, policia kishte bërë me dije se ishin angazhuar edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës. Kërkimet ishin përqendruar kryesisht në kufirin mes Tiranës dhe Elbasanit.
Armand Shakaj dyshohet se është autori. Ai vijon të jetë në kërkim. Shakaj ka përdorur një karrotrec për të transportuar automjetin e tij drejt zonës së Ibës më 6 qershor.
Dyshimet janë se përdorimi i karrotrecit kishte për qëllim shmangien e kontrolleve policore dhe evitimin e dyshimeve gjatë transportimit të automjetit.
Verifikimet e kamerave të sigurisë kanë treguar se trupi i Koçit mund të jetë mbajtur në automjet për rreth një ditë e gjysmë. Makina e Shakajt u gjet dhe u sekuestrua pas ngjarjes teksa kamarieri i tij e kishte çuar në një lavazh për ta larë. Brenda makinës u gjetën zhurmë gjaku dhe vegla pune si lopata me baltë.
Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se Shakaj dhe Koçi njiheshin me njëri-tjetrin. Një nga pistat që po shqyrtohet lidhet me një konflikt të mundshëm për kriptovalutat, megjithatë kjo mbetet ende e pakonfirmuar.
Pas krimit, Armando Shakaj ka ndërmarrë veprime për të fshehur gjurmët. Ai dyshohet se ka shkëputur kamerat e sigurisë në korridoret e godinës dhe më pas ka urdhëruar kamerierin e lokalit të tij, Enea Zyferin, të ndërpriste energjinë elektrike, me qëllim që të mos regjistrohej momenti i transportimit të trupit drejt automjetit.
Ndërkohë Gjykata penale e Tiranës ka lënë në burg Enea Zyferin. Para trupit gjykues ai deklaroi se Armand Shakaj i kishte kërkuar të fikte dritat, sepse do të nxirrte një frigorifer.
“Armand Shakaj, më kërkoi të fikja dritat. Më tha se do të nxirrte një frigorifer. Nuk kam asnjë dijeni për fatin e Eglant Kocit. E njoh, sepse punoj si kamerier në lokalin e Armandit” – mësohet të ketë thënë ai.
Eglant Koçi është zhdukur më 4 qershor, dhe për herë të fundit është parë në zonën pranë sheshit “Willson” në kryeqytet, teksa po lëvizte me motorin e tij me targa “CT969”. Policia nisi hetimet nga kamerat e sigurisë, ku pikasi disa episode të lëvizjes së tij me motor nëpër Tiranë.
Koçi nuk rezulton me precedent, dhe mbetet i paqartë konflikti. Ai rezultonte i punësuar në një biznes mobilierie. Priten një informacion pas gjetjes së trupit dhe rezultatit të ekspertizës.
Lini një Përgjigje