
Gazetari Eni Ferhati zbuloi foton e përdorur nga atentatorët e Julian Sulos, i njohur si “Juli i Pashakos”, rival i bandës së Aldo Bares, ditën e sotme në qytetin e Lushnjës.
Të shtënat drejt 45-vjeçarit erdhër nga një mjet në lëvizje, brenda të cilit ndodheshin tre persona. Pas marrjes së mjekimit në spital, Julian Sulo është shoqëruar në komisariatin e policisë për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen.
45-vjeçari është person me precedent penal për drogë dhe krime kundër personit. Më herët, atij i janë sekuestruar pasuri të dyshuara si të përfituara nga burime të paligjshme. Makina e autorëve është gjetur e djegur në fshatin Lifaj, dhe brenda saj është gjetur një pistoletë./EuronewsAlbania
Lini një Përgjigje