TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Nëntor 2025, 20:15

Juli i Pashakos “kyç" gojën para hetuesve, mbi 20 të shoqëruar nga policia

Shkruar nga Pamfleti

Juli i Pashakos “kyç" gojën para hetuesve, mbi 20 të

Policia e Lushnjës ka marrë në pyetje Julian Sulën, i njohur si “Juli i Pashakos”, i cili ditën e sotme i shpëtoi një atentati.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:40 minuta në afërsi të stadiumit Lushnjë, ku ndaj makinës së 45-vjeçarit u qëllua me breshëri arme.

Fatmirësisht ai mori vetëm një plumb në këmbë dhe shkoi i vetëm në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vizion Plus mëson se lidhur me ngjarjen janë shoqëruar mbi 20 persona në polici, të cilëve u janë sekustruar telefonat.

Ndërsa Sula gjatë marrjes në pyetje nuk ka pranuar të flasë.

Gjithashtu policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve, të cilët dyshohet se kanë qenë 3.

Pas ngjarjes, në fshatin Lifaj të Lushnjës u gjet një makinë e djegur  me një armë  brenda që dyshohet se i përket  autorëve të krimit.

Julian Sula i njohur edhe si kundërshtar i Aldo Barës, drejtues i një tjetër grupi kriminal në Lushnjë,  i është bërë edhe më herët atentat.

Emri i tij është përmendur edhe në masakrën e Lushnjës ku mbetën dy të vrarë, Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi dhe dy të plagosur. Dyshohet se personi i tretë që ishte në makinë me Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin ka qenë pikërisht Julian Sula. /Vizion Plus

Lini një Përgjigje