Kronike 8 Dhjetor 2023, 19:58

Publikohet fotoja, ja si ka ndryshuar “Baroni i drogës” Gëzim Çela

Shkruar nga Pamfleti
Publikohet fotoja, ja si ka ndryshuar “Baroni i drogës”
Majtas Gëzim Çela dikur, djathtas fotoja e momentit të arrestimit

Publikohet fotoja e Gëzim Çelës, “baronit të drogës” të arrestuar në Kosovë. Policia ka pasur vetëm foto të vjetra të tij, ndërsa nëse shihet fotoja e re, ai ka ndryshuar ndjeshëm.

Emri i tij doli te operacioni i SPAK, zhvilluar në tetor në Fushë Kuqe. SPAK lëshoi disa urdhër arreste ndërsa mes të arrestuarve rezultonte edhe shefi i komisariatit të Laçit, Dritan Metaj. Ndërsa në kërkim u shpallën Gëzim Çela, banues në Fushë Kuqe; Arben Dalipaj, banues në Vlorë dhe Roland Guza, banues në Durrës. Ndërkohë është publikuar dhe fotoja e Gëzim Çelës, i cili ka ndryshuar shumë krahasuar me foton që ka pasur policia.

Publikohet fotoja, ja si ka ndryshuar “Baroni i drogës”