TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Tetor 2025, 13:15

Qëlloi dy herë por plumbat s’e kapën, kamerat e sigurisë zbulojnë dinamikat e krimit me 2 viktima në Manëz

Shkruar nga Pamfleti

Qëlloi dy herë por plumbat s’e kapën, kamerat e

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur ditën e sotme në një lokal në Manëz, ku humbën jetën dy djem të rinj, Flori Paluçi 33 vjeç dhe Aranit Kurti, 23 vjeç.

Paluçi i plagosur me armë zjarri ka qëlluar dy herë në drejtim të 21-vjeçarit Daniel Pepa, por plumbat atë nuk e kanë kapur dhe ai ka arritur të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, i ndihmuar nga persona të tjerë.

Sipas burimeve hetimore, pas kqyrjes së kamerave të sigurisë nga ana e policisë janë zbardhur dinamikat e ngjarjes, që ka nisur pas një sherri për ekspresin e kafesë.

Fillimisht njëri nga personat e përfshirë Daniel Pepa, i shoqëruar nga viktima Aranit Kurti, i ka kërkuar një kafe kamarierit 17-vjeçar, i cili i ka thënë atij që ekspresi është fikur dhe se nuk mundet t’i shërbejë më. Mes tyre ka ndodhur një përplasje verbale, ku janë përfshirë edhe persona të tjerë të cilët kanë dalë jashtë ambienteve të lokalit, ku fillimisht ka ndodhur një përplasje fizike.

Ishte Aranit Kurti, i cili ka qëlluar i pari me grusht Flori Paluçin. Ky i fundit ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar Aranit Kurtin, duke e lënë të vrarë. Më pas ka ndërhyrë Daniel Pepa i cili ka qëlluar në drejtim të Flori Paluçit, duke e lënë të vdekur.

Në kamerat e sigurisë janë parë edhe dy gjuajtje të tjera të Flori Paluçit, në drejtim të Pepës, të cilët nuk e kanë prekur atë.

Policia po ashtu na ngritur dyshime edhe për persona të tjerë të përfshirë që kanë kryer veprën penale për “moskallëzim krimi”, pasi autoritetet nuk janë njoftuar që në momentet e para në lidhje me konfliktin. Po ashtu ka dyshime se ka persona që e kanë ndihmuar 21-vjeçarin Pepa të largohet nga vendi i ngjarjes dhe po e mbajnë të fshehur.

Duke iu referuar të dhënave nga grupi hetimor, Flori Paluçi ka qëlluar i pari Aranit Kurtin, i cili ka humbur jetën dhe më pas i dyshuari Daniel Pepa ka ndërhyrë dhe ka qëlluar me armë duke marrë hak për vrasjen e shokut.

Tre të rinjtë e përfshirë në konflikt kishin njohje të mëparshme, madje të tre shpesh e frekuentonin lokalin ku ndodhi ngjarja.

Lini një Përgjigje