TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Gusht 2025, 13:45

Drejtësia e Ramës/ Lirohen të gjithë teknikët e firmës të lidhur me PS, harrohet vdekja e minatorit në Bulqizë

Shkruar nga Pamfleti
Drejtësia e Ramës/ Lirohen të gjithë teknikët e
Vdekja e minatorit në Bulqizë, lirohen të gjithë teknikët e firmës së babit të kandidatit të PS

5 të arrestuarit janë punonjës, ndërkohë që pronari i subjektit privat, Jeton Dani, nuk është hetuar. Ai është babai i Murat Danit, ish-kandidat për deputet i PS në qarkun Dibër.

6 gushti do të ishte dita e fundit e punës për minatorin Fari Veliu në Bulqizë.

Rreth orës 11:40, 60-vjeçari me detyrë armator ishte duke punuar në një nga minierat private në zonën D, për ndërtimin e një armature por shembja e mineralit i mori jetën.

Pas ngjarjes së rëndë, policia reagoi duke deklaruar se janë arrestuar pesë punonjës të subjektit minerar “GERTI Sh.p.k.” për veprën penale, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasojë vdekjen. Njëri prej të shoqëruarve, me detyrë armator, ishte liruar që në ditën e parë pas ngjarjes, ndërsa të tjerët do të hetohen në gjendje të lirë ose do t’u caktohet masa “arrest në shtëpi”. Prokuroria kishte kërkuar vlerësimin si të ligjshme të arrestimeve dhe vazhdimin e hetimeve në këto kushte, kërkesa të cilat u pranuan nga gjyqtarja Flutura Çuko.

Sipas policisë, ata nuk morën masa për sigurimin e kushteve të mbrojtjes në subjektin minerar ku humbi jetën 66-vjeçari Veliu.

Pesë të arrestuarit janë punonjës, ndërkohë që pronari i subjektit privat, Jeton Dani, nuk është hetuar. Ai është babai i Murat Danit, ish-kandidat për deputet i Partisë Socialiste në qarkun Dibër.

Referuar të dhënave në Regjistrin Kombëtar të Lejeve Minerare, aksidenti ndodhi në një galeri që administrohet nga kompania “GERTI Sh.p.k.”, në pronësi të Jeton Danit, një biznesmen i njohur në zonë për aktivitetin në sektorin minerar dhe për lidhjet politike me Partinë Socialiste. Në zgjedhjet e 11 majit 2025, djali i tij, Murat Dani, kandidoi për deputet në listën e PS-së në qarkun e Dibrës.

Burime nga Inspektorati i Punës tregojnë se në këtë kompani nuk është hera e parë që ndodhin aksidente, me dy raste plagosjesh gjatë dy viteve të fundit. Kontrolli në galeri kryhet nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, që varet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

I kontaktuar nga BIRN të mërkurën për një koment për ngjarjen, Jeton Dani refuzoi të prononcohej, duke kërkuar që të “lihej rehat”.

Ky është aksidenti i tretë me fatalitete në minierat e Bulqizës dhe Klosit gjatë vitit 2025, duke reflektuar mungesën e masave efektive për sigurinë në sektor. Punonjësit dhe familjarët kërkojnë drejtësi për Fari Veliun, minatorin veteran që, për shkak të vështirësive ekonomike, kishte rifilluar punën në galeri edhe pas arritjes së moshës së pensionit.

Pavarësisht arrestimeve simbolike pas aksidenteve të kaluara, përgjegjësit nuk janë ndëshkuar me pasoja reale, gjë që nxit kritika për mungesë përgjegjësie dhe siguri në punë në minierat shqiptare.

vdekja e minatorit në bulqizë lirohen të gjithë teknikët e firmës së babit të kandidatit të ps

Lini një Përgjigje