TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Gusht 2025, 14:45

Rrahu bashkëshorten, arrestohet 24-vjeçari; policia i gjen edhe armë zjarri në banesë

Shkruar nga Pamfleti

Rrahu bashkëshorten, arrestohet 24-vjeçari; policia i gjen edhe

Një 24-vjeçar nga Devolli u arrestua për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë, Flori Hoxha dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa pas një kontrolli të ushtruar në banesën e tyre në fshatin Tren, u gjet edhe një armë gjahu, të cilën ai e mbante pa leje.

Ka qenë 19-vjeçarja që ka denoncuar në polici dhunën e bashkëshortit, duke ndërhyrë menjëherë dhe shmangur përshkallëzimin e dhunës.

Ndaj të riut rëndojnë veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimit nga një 19-vjeçare, se bashkëshorti e kishte dhunuar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll parandaluan përshkallëzimin e dhunës, duke bërë kapjen në flagrancë dhe arrestimin e autorit, shtetasit F. H., 24 vjeç, banues në fshatin Tren.

Në vijim të veprimeve policore, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

1 armë gjahu, e mbajtur pa leje;

një gjerdan me disa fishekë të kësaj arme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive””, njoftoi Policia.

Lini një Përgjigje