
Policia e Tiranës ka arrestuar një prej personave të shpallur në kërkim për sherrin e pak javëve më parë në “Ali Dem”.
Ai ishte shpallur në kërkim pas caktimit të masës së sigurisë nën masën ‘Arrest në burg’ për veprat penale ‘Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe municionit’.
28-vjeçari, sipas policisë është një nga të dyshuarit kryesor të përfshirë në konfliktin e ndodhur. Ai u zbulua pas deklaratave të rreme dhe kontradiktore të 26-vjeçarit G.K i cili u munduar gjatë hetimeve ta fshinte ngjarjen.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Nj. P., 28 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, për veprat penale ''Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit'' ,'' Prodhim dhe mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta'' dhe ''Kanosja”. Ky shtetas u shpall në kërkim me datë 10.06.2025, si i dyshuar i përfshirë në një konflikt në rrugën “Ali Demi”", thuhet në njoftimin e policisë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 10 qershorit rreth orës 23:00 në zonën e ‘Ali Demit’ në Tiranë, ku 5 të rinj janë konfliktuar mes njëri-tjetrit, pas një borxhi të pashlyer.
Lini një Përgjigje