TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Nëntor 2025, 09:24

Tritol biznesit në Kuçovë, policia jep detaje

Shkruar nga Pamfleti

Tritol biznesit në Kuçovë, policia jep detaje

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës në Kuçovë. Mësohet se tritoti ishte vendosur pranë derës së një biznesi në lagjen Postobllok.

Sipas policisë, raportohen vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar.

Bëhet me dije se biznesi është në pronësi të shtetasit me iniciale G.S, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

“Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje