Kronike13 Gusht 2023, 07:39

Shkrumbohen 4 makina në Fier, flakët rrezikuan edhe banesat

Shkruar nga Pamfleti

Shkrumbohen 4 makina në Fier, flakët rrezikuan edhe banesat

Katër makina janë shkrumbuar nga flakët si pasojë e një zjarri në lagjen “Apolonia” në qytetin e Fierit.

Ngjarja ka ndodhur në oret e para të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që tre prej tyre janë shkrumbuar totalisht.

Ndërkohë, flakët kanë rrezikuar edhe banesat.

Zjarrfikësit ndërhynë për të izoluar flakët, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike. Pritet që të bëhet edhe kqyrja e kamerave.

"Rreth orës 03:20, në lagjen “Apollonia”, Fier, automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit N. B., i parkuar, dyshohet për shkaqe elektrike, ka marrë flakë.

Si pasojë është djegur edhe automjeti tip “Nissan” në pronësi të shtetasit M. B., automjeti tip “Volkswagen”, në përdorim nga shtetasi A. P. dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit M. Gj., të cilat ishin parkuar afër këtij automjeti. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.", njofton policia.

fier makina flake banesa