TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Tetor 2025, 14:16

Shkrumbohet nga flakët një fermë agroturizmi në Leskovik

Shkruar nga Pamfleti

Shkrumbohet nga flakët një fermë agroturizmi në Leskovik

Një vatër zjarri ka rënë në një prej bizneseve në afërsi të Leskovikut.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se zjarri ka përfshirë një prej shtëpive të drurit që ky biznes argoturizmi ka.

Një zjarrfikëse nga Kolonja dhe një tjetër nga Leskoviku, së bashku me policinë janë drejt vendngjarjes.

Deri më tani, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten për t’u përcaktuar nga hetimet paraprake. 

Lini një Përgjigje