
Autoritetet greke kanë arritur të godasin një bandë greko-shqiptare të trafikimit të lëndëve narkotike. Banda përbëhet nga 10 anëtarë, pjesa më e madhe prej tyre shqiptare. Kreu i grupit kriminal është shqiptar, ai njihet me nofkën “Bimi”, shkruajnë mediat greke.
Sipas policisë më pranga kanë rënë 5 pjesëtar të bandës, një shtetas grekë, dhe 4 shqiptarë, mes tyre edhe një grua.
Ndërkohë kreu i bandës dhe 4 pjesëtarët e tjerë janë në kërkim. Policia greke raporton se janë faktuar 800 shitje kokaine të grupit tek klientë në Athinë, ndërkohë, janë sekuestruar 54.7 gram kokainë e ndarë në paketime të vogla, peshore, automjet dhe 8 celularë.
Policia në vijim të informacionit ka identifikuar anëtarët e organizatës.
Dosjet e të arrestuarve janë dërguar në Prokurorinë Penale të Pireut, ndërsa hetimet për përfshirjen e personave të tjerë vijojnë.