TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Qershor 2024, 12:12

Shpërthen një granatë dore në Zubin Patok, dëmtohen dy automjete dhe një lokal

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthen një granatë dore në Zubin Patok, dëmtohen dy
Foto Ilustrim

Një granatë dore dyshohet se ka shpërthyer në Zubin Potok, ku si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në një lokal dhe janë dëmtuar dy vetura që kanë qenë të parkuara aty, këtë rast e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Në rrugën Arsenije Cernojevic, Zubin Potok rreth orës 01:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes , dyshohet granatë dore në afërsi të lokalit të tij.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në lokal, si dhe janë dëmtuar dy vetura të cilat kanë qenë të parkuara aty.  Nuk raportohet për të lënduar, rasti nën hetim”, thuhet në raport.

shperthim

Lini një Përgjigje