Kronike 2 Nëntor 2023, 09:14

Sot seanca në GJKKO, Laert Haxhiun nuk e mbrojnë më as avokatët e tij; dorëhiqet nga çështja Detar Hysi

Shkruar nga Pamfleti
Sot seanca në GJKKO, Laert Haxhiun nuk e mbrojnë më as
Laert Haxhiu

Deri në këtë fazë Haxhiu, i cili ndodhet në burgun e Greqisë përfaqësohej nga Hysi, por me dorëheqjen e tij nga çështja mbetet e paqartë se kush do ta marrë në mbrojtje Laert Haxhiun.

Ditën e sotme në orën 12:00 do të mbahet seanca për Laert Haxhiajn në Gjykatën e Posaçme. Por avokati i tij Detar Hysi ka dhënë dorëheqjen nga përfaqësimi i tij.

Deri në këtë fazë Haxhiu, i cili ndodhet në burgun e Greqisë përfaqësohej nga Hysi, por me dorëheqjen e tij nga çështja mbetet e paqartë se kush do ta marrë në mbrojtje Laert Haxhiun.

Laert Haxhia pasi ka marrë një dënim nga autoritetet shqiptare për tentativë vrasje, ndaj tij ka nisur edhe një tjetër procedim penal pas dëshmisë së Artan Tafanit.

Po ashtu, ndaj tij po zhvillohet edhe një proces gjyqësor në shtetin fqinj.

Kujtojmë se në seancën e fundit të datës 12 Tetor, avokati i tij ka refuzuar të marrë në mbrojtje Haxhiun pasi pretendoi se është i zgjedhur nga familjarët dhe jo nga vetë Laert Haxhiu.

Avokati tha se nuk mund të mbrojë një person i cili nuk i ka dhënë tagrin sepse tashmë sipas tij kanë ndryshuar kushtet ligjore duke qenë se Laert Haxhiu ka një adresë dhe duhet të vendosë vetë për avokatin.

Trupa gjykuese e kryesuar nga Erjon Çela vendosi që të mos e pranojë kërkesën e avokatit, pasi togat e zeza bënë me dije se gjykimi do vazhdojë në mungesë pasi nuk mund të presin pambarimisht Laert Haxhiu, i cili refuzon që të marrë dijeni për procesin në vendin tonë.

Haxhiu po gjykohet në Shqipëri për masakrën e Lushnjës në vitin 2017, ngjarje për të cilën më herët janë dënuar me burgim të përjetshëm bashkëpunëtoret e tij Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi. Laert Haxhiu ndodhet i arrestuar në Greqi ku ka kërkuar azil ndërsa Shqipëria kërkon ekstradimin e tij.

Së fundmi, ai u ekspozua nga dëshmia e Artan Tafanit lidhur me disa ngjarje të rënda kriminale të viteve të fundit, ku sipas tij planifikonte të kryente atentate ndaj 2 prokurorëve dhe një avokati.

Masakra e Lushnjës:

Ajo që do të cilësohej si kapitulli më i përgjakshëm i gjithë kësaj dhune të pambarimtë gjaku, do të ishte “Masakra e Lushnjës”, ndodhur më 11 Tetor 2017, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Urës së Përroit”, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, si edhe u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe një kalimtar i rastit, por ku objektivi i vërtetë i atentatit, ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, i cili, edhe më herët në vitin 2016 i kishte shpëtuar një tjetër atentati, ku thuhet se organizatori ishte i njëjti emër, Laert Haxhiu.

Sipas pamjeve filmike në mjetin me targa AA 726 PC kanë qenë gjithsej 3 persona, dy që kanë gjuajtur dhe i treti që ka drejtuar mjetin. Në orën 18:06 vihet re që mjeti i cili bën manovrën e parkimit nuk parkon, por niset me shpejtësi në drejtim të vendit të ngjarjes. Në momentin që mjeti shfaqet që të ndalojë, shihet që shtetasi Zamir Latifi rrëzohet në tokë dhe mbi të kalon një person që gjuan me breshëri mbi të. Nga pamjet filmike dallohet që nga mjeti zbret vetëm drejtuesi i saj, i cili është një person i gjatë dhe i dobët, ndërsa dy personat e tjerë rezultojnë që të kenë zbritur më parë.

Pas këtij momenti shihet që personi që qëlloi mbi Zamir Latifin kalon përpara mjetit dhe hipën në sediljen e parë të pasagjerit, ndërsa personi i dytë vjen nga pas mjetit dhe hipën në anën e pasme pas shoferit. Nga këqyrja e kësaj kamere ka rezultuar se para dhe pas mjetit të autorëve me shpejtësi largohen edhe dy mjete të tjera të cilat kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe pikërisht një ‘Benz C Class’ gri dhe një ‘Ford Focus’ i bardhë dhe me logo jeshile. Duke parë që mjetet shkojnë me shpejtësi para dhe pas mjetit të autorëve lindin dyshime se këto dy mjete kanë luajtur rolin e ndihmësve të autorëve.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, tre persona të cilët qëlluan pa mëshirë në drejtim të lokalit ku ndodheshin shënjestrat e tyre, ishin Laert Haxhiu, Anterio Kaloshi dhe Orges Bilbili.

Sajmo Xhelili, që mrekullisht i shpëtoi këtij atentati, tregoi për hetuesit se ai dhe miqtë e tij kishin rënë edhe në vitin 2016 pre e një atentati të organizuar nga Laert Haxhiu, ku ai vetë dhe Xhulio Shkurti kishin mbetur të plagosur.

Ndërsa Zamir Latifi edhe pse shpëtoi pa lëndime në atentatin e parë, plumbat nuk i kursyen jetën në atentatin e dytë.

laert haxhiu avokati detar hysa