Me urdhër të SPAK, Policia ka goditur një grup të strukturuar kriminal në Fushë-Krujë, i dyshuar për përfshirje në trafikimin e lëndëve narkotike. Operacioni çoi në arrestimin e disa personave, mes tyre edhe Rexhep Rraja, i biri i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka urdhëruar mëngjesin e kësaj të mërkure, një operacion të gjerë në Nikël, Fushë-Krujë, kundër grupit kriminal të njohur si “Rraja”.
Grupi “Rraja” është i akuzuar për trafik droge nga viti 2020 dhe si grup i strukturuar kriminal.
Në total janë lëshuar 14 masa sigurie, 10 prej të cilave janë ekzekutuar. Tre prej këtyre janë aktualisht në burg, dhe masa e arrestit iu është komunikuar në qeli. Në kërkim mbeten 4 të tjerët.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, janë 5 drejtues dhe financues të grupit.
Mes të arrestuarve është edhe Rexhep Rraja, djali i ish deputetit të PS-së.
6 të personat e arrestuar janë:
-Marvin Bushati
-Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani
-Sokol Qaja
-Gazmir Rraja
-Përparim Rraja
-Rexhep Rraja
-Zamir Aliaj
Në burg ndodhen:
-Islam Sefa
-Aldo Gjini
-Jani Çavo
Në kërkim:
-Ervis Shuli
-Bujar Sefa
-Hajdar Sefa
-Vildan Baroku
Grupi “Rraja” ka qenë në fokus të institucioneve prej vitesh, për dyshime lidhur me aktivitete të ndryshme kriminale. Personat e përfshirë dyshohet të jenë të përfshirë në trafik droge dhe operacioni i sotëm synon goditjen e të gjitha hallkave të aktivitetit të tyre kriminal.
Kontrolli i banesave dhe procedurat e tjera janë ende në zhvillim. Më vonë gjatë ditës SPAK pritet të bëjë me dije më shumë detaje lidhur me këtë operacion.
Emri i Rexhep Rrajës u bë i ditur në vitin 2018, pasi u akuzua për dhunë barbare ndaj të dashurës së tij të asaj kohe, Xh.S.
Më vonë po ashtu fisi Rraja u përmend në rastin e dhunimit të dy kushërinjve Maja, në korrik të vitit 2023, pas verifikimeve që policia dhe prokuroria bënë pas videos së bërë publike në atë kohë. Po ashtu edhe për atentatin ndaj ish-prokurorit Arian Ndoja, dhe Aleksandër Lahos (të njohur si Rrumi i Shijakut), ngjarje e vitit 2019 ku humbi jetën shoferi i ish-prokurorit, Andi Maloku.
Këta shtetas akuzohen për veprat penale “trafikimi i lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.
Heret qenka kujtuar SPAK. S'kane faj se u jane bere dosjet "mullar bari". Shihni ne You Tube gjeneralin madheshtor te Marinsave Amerikane kur tregon per trajnimin e veshtire te marinsave. Dita e mbare fillon me rregullimin e krevatit qe duket si pa rendesi, por fillon diten mbare, thote ai. Ne testin final te zhytur ne det per 2 ore per nte mbijetuar djemte kendojne dhe i shpetojne vdekjes nga ngrirja. Ne Shqiptaret flejme gjume tere jeten e kujtohemi kur kemi marre fund. Si nuk pashe nje qe te kundershtoje frazen e shume perdorur "investitoret e huaj". Pse per cfare vjen zagari arab e kompani te na beje ne te pasur!? Kur plasi sherri i Ukraines ne Britani u hodh me force te madhe parrulla ME FORCAT TONA. U cudita, paskan studiuar Enverin, thashe me vehte. Tironsit e vjeter e kon pas thone qe ne lashtesi T'MAJT E JOTJA.