
Një plagosje me armë është regjistruar paraditen e kësaj të mërkurë në zonën e Kunes në Shëngjin.
Nga informacionet paraprake mësohet se ka mbetur i plagosur Kristian Gjoni.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se shkak është bërë një sherr që ka nisur brenda ambienteve të një lokali në zonën e Kunës, i cili më pas ka degraduar deri në përdorimin e armës së zjarrit.
I lënduari ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.
Deri më tani nuk dihen motivet se si ka ndodhur, apo nisur ky konflikt, por ajo që mbetet për t’u theksuar është se gjithçka ka ndodhur në prani të një numri të lartë turistësh.
Fatmirësisht nuk ka persona të tjerë të lënduar nga kjo ngjarje.
Pritet një njoftim nga policia lidhur me ngjarjen.
Vijon...
Lini një Përgjigje