TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Korrik 2025, 22:44

Tjetër aksident, makina përplaset me kamionin në aksin Lezhë-Shkodër; 1 i vdekur dhe 4 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër aksident, makina përplaset me kamionin në aksin

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin nacional Lezhë–Shkodër, pranë fshatit Fishtë, ku një automjet është përplasur me një trailer me targa serbe. Si pasojë e përplasjes së fortë, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ambulanca nga Lezha, Shkodra dhe Vau i Dejës për tu ardhur në ndihmë të plagosurve.

Një grua rreth 60 vjeç ka humbur jetën dhe 4 persona të tjerë janë plagosur. Banorët e zonës dhe policia po bëjnë përpjekje për të nxjerrë të plagosurit nga kanali.

Ky aksident rëndon më tej bilancin tragjik të ditës, e cila është shënuar si një nga më të zezat në rrugët e vendit: katër persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën në disa aksidente të ndodhura brenda 24 orëve të fundit.

Lini një Përgjigje