TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Korrik 2023, 10:37

Trafikoi mbi 3 tonë kokainë, shqiptari i shpëton ekstradimit drejt Belgjikës; bëhet investitor strategjik në Turqi

Shkruar nga Pamfleti

Trafikoi mbi 3 tonë kokainë, shqiptari i shpëton ekstradimit

Belgjika nuk ka mundur të ekstradojë dy trafikantë lëndësh narkotike, të cilët fshihen në Turqi, njëri nga Shqipëria dhe tjetri nga Bosnja.

Mediat e huaja raportojnë se këta dy persona, të cilët akuzohen si të përfshirë në trafikun e rreth 3.2 tonë kokainë, kanë marrë nënshtetësi turke, duke i shpëtuar ekstradimit.

Ata përfituan nënshtetësinë duke u bërë investitor strategjik në Turqi.

Tashmë kjo taktikë po përhapet gjithë e më shumë nga bosët e drogës, duke e gjetur si mënyrë për t’i shpëtuar dënimit.

shqiptari kokaine ekstradim

Lini një Përgjigje