TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Korrik 2025, 14:59

Tritoli në banesën e Talo Çelës, Skerdi Tase zbardh detaje: Shtëpia duhet të shëmbej, kush e porositi shpërthimin

Shkruar nga Pamfleti

Tritoli në banesën e Talo Çelës, Skerdi Tase zbardh

Gjatë dëshmisë së tij, i penduari i drejtësisë Skerdi Tase ka rrëfyer gjithashtu edhe se si vendosën tritol në shtëpinë e Talo Çelës me qëllim shembjen e saj.

Ai thotë se Nuredin Dumani iu kishte thënë se në banesë nuk jetonte njeri, ndërsa për 2 kg lëndë plasëse rrëfen se ua kishte siguruar Besian Xhixha nga Fushë-Kruja.

“Morëm përsipër të vendosnim tritolin tek shtëpia e Talo Çelës, e solli Besian Xhixha nga Fushë-Kruja. 2 kg ndoshta se ishte i ndarë në disa copa. Pas vrasjes së Emiliani Ramazanit mora telefon Sky Ecc, s’e mbaj mend pinin që kam pasur. Për tek shtëpia e Talo Çelës më orientoi një person, i thërrasin “çami”, që na tregoi rrugën, i vura tek kolonat e katit të parë. Ideja ishte që duhej shembur shtëpia, por nuk ndodhi pasi dy kallëpet nuk plasën njëkohësisht. Ne e dinim nga Nuredini që në shtëpi nuk banonte njeri. Unë mora 3 mijë euro pasi puna nuk u bë siç duhet”, rrëfeu Tase.

 

tritoli në banesën e talo Çelës skerdi tase

Lini një Përgjigje