Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në Kamëz. Mësohet se tritoli është vënë në banesën e deputetit të PD, Xhelal Mziu.
Lënda plasëse dyshohet të jetë vendosur në murin rrethues të banesës së tij, rreth orës 00:55.
Fatmirësisht, si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale në pjesë të jashtme të banesës dhe në zonën përreth.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen ende në vendngjarje dhe po vijojnë punën për identifikimin e autorëve si dhe për zbardhjen e plotë të motivit të kësaj ngjarjeje të rëndë.
"Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje