TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Korrik 2025, 22:31

Trupi i dekompozuar, zbardhen detajet e reja; çfarë pritet nga ekspertiza mjeko-ligjore

Shkruar nga Pamfleti

Trupi i dekompozuar, zbardhen detajet e reja; çfarë pritet nga

Pasditen e së hënës në Kolonjë u gjet një trup I dekompozuar, pranë një kabine elektrike. Sipas informacioneve më të fundit, trupi do të dërgohet për ekspertizën mjeko ligjore në Tiranë ku do të merren mostra për ADN në mënyrë që të zbulohet identiteti i viktimës, ndërsa do të bëhet edhe ekspertiza antropologjike për të përcaktuar kohën e vdekjes. 

Nga kqyrja paraprake e kufomës, policia ka konkluduar se nuk ka dëmtime të jashtme, çka bën që të hidhet poshtë pista e ndonjë krimi, raporton TCH.

Paraprakisht dyshohet që mund të ketë qenë vdekje natyrale.

Lidhur me konstatimin e trupit, bëhet me dije se ka qenë një banor i zonës, i cili po korrte grurin me autokombanjë dhe e ka konstatuar, duke njoftuar menjëherë policinë.

Pas ekspertizës mjeko ligjore në Tiranë pritet të zbardhen më tepër detaje lidhur me identifikimin e viktimës dhe shkaqet e vdekjes.  

 

Lini një Përgjigje