
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Pogradec – Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Piskupat.
Një mjet furgon me targa AA 310 BV, ka rrëshqitur në rrugë duke u përmbysur. Nga pamjet e siguruara shihen dëme të shumta materiale, teksa është krijuar edhe problem trafiku në këtë segment rrugor.
Duket se furgoni është përplasur edhe me mjete të tjera, policia drejt vendit të ngjarjes, ndërsa priten informacione të tjera mbi rrethanat e aksidentit.