Kronike25 Shkurt 2024, 10:14

U arrestua në Durrës, zbardhet dëshmia e “Çipurit” të bandës së Gaxhait: Makina nuk ishte e imja!

Shkruar nga Pamfleti
U arrestua në Durrës, zbardhet dëshmia e
Armando Sulejmani

Gjatë seancës gjyqësore Sulejmani, i njohur me nofkën “Çipuri”, ka mohuar akuzat duke thënë se automjeti me të cilën lëvizte nuk ishte e tij, por e kishte marrë në përdorim.

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën arrest me burg për 2 muaj për Armando Sulejmanin, ish-anëtarin e bandës Gaxhai, i cili u arrestua pak ditë më parë në Durrës.

Gjatë seancës gjyqësore Sulejmani, i njohur me nofkën “Çipuri”, ka mohuar akuzat duke thënë se automjeti me të cilën lëvizte nuk ishte e tij, por e kishte marrë në përdorim.

Gjyqtarja Shpëtime Pitarku i dha kohë Prokurorisë 60 ditë për të vërtetuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Makina është e shokut jo e imja, e kam marrë në përdorim. Nuk kam asnjë lidhje me vjedhjen e makinës “Range Rover” në Tiranë. Makina me të cilën udhëtoja i përket një shokut tim. Nuk kisha dijeni se në bagazh ndodheshin targa të një makine tjetër ”, ka thënë ai. 

Sulejmani u arrestua 4 ditë më parë në Spitallë të Durrësit me një automjet me targa të vjedhura, ndërsa nuk iu bind urdhrit për ndalim të policisë dhe tentoi të largohet me shpejtësi.

Armando Sulejmani nuk është një emër i panjohur për Policinë. 48-vjeçari nga Vlora, i njohur ndryshe dhe me nofkën “Çipuri”, i është bërë një atentat në muajin maj të vitit 2016, në hyrje të banesës së tij në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.

Ai u qëllua me 11 plumba, por fatmirësisht shpëtoi pasi vetëm njëri plumb e kapi në krah.

“Çipuri” njihet si anëtar i bandës së Gaxhait, të akuzuar për konfliktet e tyre me familjen Llanaj. Llanajt dhe Gaxhajt kanë një sagë hakmarrje dhe ngjarje kriminale mes tyre, derisa në vitin 2015, ndodhi masakra e Çoles, ku pas një sherri në kazino u vranë 3 të rinj. Një nga të arrestuarit për masakrën është Aleksandër Llanaj, vëllai i Ferdinand Llanajt. Ferdinandit iu bë një atentat mafioz në vitin 2017 dhe i dyshuari kryesor ishte Armando Sulejmani.

Ndërkohë, Sulejmanit iu bë një tjetër atentat në shkurt të 2019 ku mbeti i vdekur Aurest Rexho kunati i Sulejmanit dhe Arjan Hasani shkoku i ngushtë i 48-vjeçarit.

 

armando sulejmani banda e gaxhait