Kronike25 Shkurt 2024, 10:03

Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

Shkruar nga Pamfleti

Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, arrestohet 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar në Dibër, pasi ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shkak i dhunës fizike ishte për motive të dobëta.

“U konfliktua dhe ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij,  ndërhyrja në kohë e Policisë  parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe arrestoi në flagrancë 20-vjeçarin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Zall Reç, po ndodhte një konflikt në familje, kanë reaguar  menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Si rezultat, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin A.Sh., 20 vjeç, banues në fshatin Zall Reç, Dibër. Ky shtetas, për motive të dobëta ishte konfliktuar dhe kishte dhunuar fizikisht bashkëjetuesen e tij”- thuhet në njoftim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.