Kronike17 Mars 2023, 13:28

U burgos 8 ditë pasi lindi foshnjën, del para gjykatës nëna lehonë: Nuk isha në dijeni të gjobës!

Shkruar nga Pamfleti
U burgos 8 ditë pasi lindi foshnjën, del para gjykatës nëna

Në Gjykatën e Tiranës, po mbahet seanca për nënën lehonë të Shkodrës, Diana Bahçja Hoshi. Ajo është shprehur nuk ka qenë në dijeni të gjobës.

"Nuk kam qenë në dijeni të gjobës. Fëmijën e parë nuk e kam takuar se nuk më lejojnë është 5 vjeçe vajza", tha thënë ajo në gjyq.

Avokatët kërkojnë lirimin e saj, pasi dëmton shëndetin e fëmijës, por edhe të vetë asaj. Të pranishëm në seancë janë edhe bashkëshorti i saj, si edhe përfaqësues të Komitetit të Helsinkit dhe të organizatave të tjera.

Diana Kolaveri Hoshi është dënuar për braktisjen e fëmijës nga martesa e parë, por bashkëshorti i saj, Naim Bahçja pretendon se është detyruar të largohet pasi ish-bashkëshorti e dhunonte dhe nuk e lejonte të takonte vajzën. Pavarësisht pretendimeve të tij, faktet tregojnë se Diana Kolaveri Hoshi, me origjinë nga Mati është dënuar nga Gjykata e Tiranës në qershor të vitit 2022, ndërsa vendimi është ekzekutuar nga Policia më 7 Mars të këtij viti. Në procesverbalin e oficerit gjyqësor që e ka firmosur dhe e dënuara thuhet se “gjyqtarja Ardiana Bera me kërkesë të prokurorit Endrit Bimi ka vendosur zëvendësimin e dënimit nga gjobë 250 mijë lekë në 1 muaj e 20 ditë burgim për akuzën “Braktisja e fëmijës”, parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal.

arrestimi i nenes lehone