
Gencian Subashi, i arrestuar dy vite më parë së bashku me kushëririn e tij teksa transportonin 17.5 kilogramë kokainë në një furgon, është futur përfundimisht në qeli pas vendimit të drejtësisë italiane. Burime zyrtare nga policia italiane konfirmojnë se 50-vjeçari do të vuajë 6 vite burg, pasi dënimi i tij ka marrë formë të prerë.
Subashi ishte kapur nga Karabinierët e Kompanisë së Latinës gjatë një kontrolli rutinë në mars 2023, në aksin rrugor mes Isonzos dhe Pontines. Në furgonin e dy kushërinjve u zbuluan 'tullat' e kokainës, të ndara në 79 mijë doza, me vlerë që tejkalonte 1 milion euro. Ai mbahej në arrest shtëpie, por u kap sërish dhe u shoqërua në burgun e Pontines.
Togeri Ludovico Iagnocco ka njoftuar se policia e gjeti Subashin në banesë dhe ekzekutoi urdhrin e arrestit. Vendimi u konfirmua nga Gjykata e Apelit dhe më pas nga ajo e Kasacionit, duke mbyllur kështu çdo rrugë ligjore për 50-vjeçarin shqiptar.
Operacioni që çoi në arrestimin e dy kushërinjve shqiptarë erdhi nga një kontroll rutinë në segmentin rrugor mes Isonzos dhe Pontine. Ndërhyrja u krye në muajin mars të vitit 2023, ku brenda furgonit me të cilin udhëtonin dy kushërinjtë shqiptarë, u gjetën ‘tullat’ ekokainës. Droga ndahej në 79000 doza dhe me një xhiro që mund të sillte mbi 1 mln euro.
Lini një Përgjigje