Personi që shihni në foto është 31-vjeçari, Armando Papa që u arrestua nga Policia e Tiranës pasi në makinën që lëvizte iu gjetën 41 kg e 70 gramë heroinë.
Lënda narkotike ishte e fshehur në një kuti në bagazhin e makinës tip “Benz” me të cilën lëvizte i riu. Ndërsa këto janë momentet kur agjentët e antidrogës hapin kutinë në brendësi të së cilës ishin 62 pako me heroinë.
Arrestimi i Armando Papës u krye në rrethrrotullimin e Rinasit, ku uniformat blu e lokalizuan atë dhe e ndaluan pasi ju vunë në ndjekje. Krahas 31-vjeçarit, policia shpalli në kërkim dhe bashkëpunëtorin e tij, që gjithashtu dyshohet se ishte përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Sakaq vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari. Kjo është sasia e dytë e konsiderueshme e heroinës që sekuestrohet në nga ana e Policisë së Tiranës brenda 2023, ku pesha totale e saj arrin rreth 46 kg.