U kap me mbi gjysmë milioni euro heroinë, Armando Papa: Nuk kisha dijeni për drogën në makinë - Kronike
Kronike 3 Prill 2023, 12:37

U kap me mbi gjysmë milioni euro heroinë, Armando Papa: Nuk kisha dijeni për drogën në makinë

Shkruar nga Pamfleti

U kap me mbi gjysmë milioni euro heroinë, Armando Papa: Nuk kisha

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest me burg  për Armando Papën, i cili u arrestua të shtunën në Tiranë me 41.7 kg heroinë në makinë.

Ndryshe nga refuzimi që ka bërë para oficerëve të Policisë Gjyqësore, para togave të zeza ai ka deklaruar se po shkonte në Rinas për të dërguar një porosi motrës së tij.

Ai pretendon gjithashtu se nuk ishte në dijeni të drogës në makinën e tij, duke ngritur alibinë se ia kanë futur në makinë.

“Fusha e kuqe” u quajt operacioni që vuri në pranga 31-vjeçrin Papa. Në makinën e tij, tip “Benz”, u gjetën brenda një kutie 62 pako me heroinë. Në lidhje me këtë ngjarje, policia shpalli në kërkim një person tjetër, me iniciale R.G.

Sasia e heroinës së sekuestruar kap vlerën e mbi gjysmë milioni Euro në treg, nëse do të ishte shitur. Sipas burimeve nga policia origjina e lëndës narkotike dyshohet se ishte nga Turqia.

policia tiranë