Kronike 1 Prill 2023, 10:57

Të arrestuar në Spanjë për prostitucion, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurisë së dy vëllezërve në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Të arrestuar në Spanjë për prostitucion, Prokuroria

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar konfiskimin e pasurive të 2 vëllezërve Arjel dhe Oltjon Legisi që dyshohet se janë përfshirë në aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve dhe të prostitucionit.

Prokuroria vlerëson se dy vëllezërit dhe familja e tyre janë në pamundësi financiare të justifikojnë pasurinë dhe kërkon konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit të pasurive të: Apartament, sipërfaqe 80.90 m2 në Tiranë; dhe Makinë, Audi 6.

Arjel Legisi është arrestuar në Spanjë në 2018 pasi akuzohet për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”, e kryer në bashkëpunim. Ndërsa Oltjon Legisi është nën hetim nga autoritetet Spanjolle për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur dhe “Shfrytëzim i prostitucionit”.

Nga hetimet e kryera nga prokuroria Tiranë, rezulton se dy vëllezërit janë përfshirë edhe në aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve prej vitit 2018. Sipas prokurorisë, Pasuritë e tyre janë krijuar pas dhe gjatë periudhës së aktivitetit kriminal dhe vlera e tyre nuk i përgjigjet dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme, të deklaruara dhe as nuk justifikohen prej tyre.  

Për ekzekutimin e vendimit të konfiskimit ngarkohen Zyrat e Përmbarimit Tiranë, ndërsa për Administrimin dhe përdorimin e pasurive ngarkohet Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme.

arjel dhe oltjon legisi