
Dy shqiptarë u vunë në pranga nga autoritetet britanike, pasi u kapën në një fermë kanabisi në zonën e Hartlepool, me vlerë që shkonte deri në 800 mijë paundësh.
Mësohet se 42-vjeçari Vladimir Cela dhe bashkëpunëtori i tij 35-vjeçar Kreshnik Sulvovari kanë pranuar krimin e tyre për prodhimin e drogës.
Të dy shqiptarët janë vendosur në paraburgim dhe pritet që Gjykata e Teesside të marrë vendimin për ta teksa mbahen në burgun e Durhamit.