
Policia ka reaguar për arrestimin e 41-vjeçarit shqiptar Soni Pepa në Punta Cana, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare.
Soni Pepa alias V. P., 41 vjeç, lindur në Lushnjë, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi GJKKO ka caktuar ndaj tij masën “Arrest me burg”, për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
"Vijon intensivisht bashkëpunimi me partnerët për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Finalizohen edhe dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”. Në vijim të punës intensive për gjurmimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si dhe falë shkëmbimit në kohë reale të informacioneve me partnerët, u bë e mundur finalizimi i dy fazave të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”.
Si rezultat i informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe i shkëmbimit të tij me homologët e Republikës Domenikane, nëpërmjet Interpol Tiranës, u bë i mundur arrestimi në Punta Cana/Republika Domenikane i shtetasit shqiptar S. P., alias V. P., 41 vjeç, lindur në Lushnjë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”", njofton policia.
Lini një Përgjigje