Kronike28 Janar 2024, 19:52

U kap në 'shtëpi bari', dënohet me burg shqiptari në Britani, avokati: Donte të lante borxhet e babait

Shkruar nga Pamfleti

U kap në 'shtëpi bari', dënohet me burg  shqiptari

Një i ri shqiptar, i arrestuar në tetor të 2023 pasi u kap me ‘shtëpi bari’ në Britani të Madhe është dënuar me 21 muaj burg.

Selim Gjuni u arrestua teksa ishte në gjumë në një banesë në shkoi në Lichfield Close, Ashington, Northumberland, ku kultivohej kanabis.

Gjunit iu tha nga gjykata se do të dëbohet menjëherë pas vuajtjes së dënimit.

Jeremy Barton, avokati mbrojtës i të riut tha: “Ky i pandehur erdhi në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2022 me gomone. Nuk do të jetë çudi që arsyet e tij për të ardhur në Mbretërinë e Bashkuar ishin për qëllime të mira. Shumë pak njerëz bëjnë të tilla udhëtime që të vënë në rrezik jetën, por babai i tij u përfshi në borxhe për shkak të varësisë ndaj alkoolit dhe lojërave të fatit. Arsyeja e largimit ishte për shkak të kërcënimeve sepse babai i tij nuk mund të paguante borxhet e tij.

Ai nuk sugjeron se ishte detyruar kundër dëshirës së tij. Gjuni priste një shpërblim financiar për atë që po bënte. Ai është i shqetësuar se çfarë do të ndodhë nëse kthehet në Shqipëri”.

 

shtepi bari shqiptar britani avokati borxh