Është publikuar fotoja e 33-vjeçarit Alfons Kola nga fshati Kallmet i Lezhës, i cili u sulmua për vdekje në Breshia të Italisë nga bashkëfshatari i tij Petrit Gega.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur disa ditë më parë, ndërsa trupi i viktimës ka mbërritur në Shqipëri.
Familja e viktimës dhe autorit të dyshuar të ngjarjes, jetonin në të njejtën lagje dhe kishin marrëdhënie të mira, ndërsa motivet e krimit të rëndë që ka tronditur të gjithë fshatin mbeten ende të paqarta.
Autori nuk ka pranuar të rrëfejë asgjë para kamerave lidhur me motivin që e shtyu të kryente vrasjen.
Sipas dëshmitarëve, 52 vjeçari Petrit Gega kishte ndjekur me thikë në dorë viktimën dhe pasi e sulmoi, u largua nga vendi i ngjarjes. Por ai ra në prangat e policisë një orë pas krimit.
Kamerat e sigurisë së rrugës Santa Maria kishin filmuar të gjithë skenën e sherrit të ndodhur mes dy lezhjanëve. Fillimisht mes viktimës Alfons Kola dhe autorit Petrit Gega ka pasur një debat verbal më pas 52-vjeçari e ka goditur me thikë. 33-vjeçari humbi jetën në spital për shkak të plagëve të marra, ndërsa autori, i cili punonte si murator në Itali u kap nga policia një orë më vonë në banesën e tij ku jetonte së bashku me familjen.