Kronike25 Maj 2024, 07:43

"Do e gjej forcën në dhimbje", çfarë shkruante në rrjetet sociale efektivja që u vetëvra

Shkruar nga Pamfleti

"Do e gjej forcën në dhimbje", çfarë shkruante

Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën pasditen e së premtes, ku 21-vjeçarja Aldorjana Loshi, efektive në komisariatin nr.5 në Kamëz i dha fund jetës me një plumb në gjoks me armën e shërbimit.

E reja me origjinë nga Mirdita, dyshohet të ketë qenë e vetme në shtëpi kur ka kryer aktin ekstrem teksa shkaqet që e kanë çuar në këtë vendim mbeten ende mister.

Por nga raportimet paraprake thuhet se debati me të dashurin dyshohet se mund të ketë qenë arsyeja që mund të ketë çuar efektiven drejt vetëflijimit.

Policia ka pyetur të dashurin e saj në vendngjarje, por ai tha se nuk kishte mundur të lidhej me të në telefon.

Efektivja nuk e kishte babanë, ndërsa la pas nënën dhe një vëlla më të vogël.

Sakaq në rrjetet sociale ajo shkruante se babai është dashuria e parë e një vajze dhe se do e gjente forcën në dhimbje.

“Babai është dashuria e parë e çdo vajze. Do e gjej forcën në dhimbje“, shkruante 21-vjeçarja.

 

rrjete sociale efektive vetevrasje