
Policia ka marrë në pyetje dy persona, Eqerem Braçe dhe djali i tij, Gazment Braçe. Eqerem Braçe është ortak i viktimës në fabrikën e tullave dhe në dëshminë e tij, ka pohuar se se një person i ka dalë para automjetit dhe ka qëlluar në drejtim të tyre...
Biznemeni 44-vjeçar Edoardo Sarchi u gjet i vrarë në orët e para të së shtunës, në afërsi të fshatit Salari në Tepelenë.
Sarchi prej 20 vitesh jetonte në Tiranë dhe kishte një fabrikë tullash, ndërsa nga raportimet ai ishte i apasionuar edhe me gjuetinë. Kjo mendohet se ishte arsyeja që 44-vjeçari Italian kishte ndërmarrë udhëtimin drejt Tepelenës, atje ku edhe u gjet i pajetë.
Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen, e cila për orë të tëra ishte mbështjellë me një mister, për shkak edhe të dëshmive që u dhanë nga një prej personave që ndodhej në vendin e ngjarjes.
Fillimisht u tha se ndaj viktimës ishte qëlluar me armë zjarri nga një automjet në lëvizje. Policia në një njoftim paraprak mbi ngjarjen tha se kishte gjetur trupin e pajetë të 44-vjeçarit Sarchi me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
Por referuar raportimeve, ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar një tjetër detaj: viktima kishte një plagë në kokë, por jo me armë zjarri, ndërsa 44-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e gjakderdhjes.
Kjo ekspertizë duket se rrëzon të gjitha dyshimet e mëparshme, se ndaj viktimës ishte qëlluar me armë zjarri, nga një tjetër automjet që ishte në lëvizje. Dhe vëmendja e grupit hetimor duket se është përqëndruar pikërisht në pistën e vrasjes për shkak të konflikteve lidhur me pronësinë e fabrikës, ose të lidhura me të.
Policia ka marrë në pyetje dy persona, Eqerem Braçe dhe djali i tij, Gazment Braçe. Eqerem Braçe është ortak i viktimës në fabrikën e tullave dhe në dëshminë e tij, ka pohuar se se një person i ka dalë para automjetit dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.
Ai ka tentuar të japë ndihmën e parë duke nxjerrë trupin nga automjeti dhe më pas ka njoftuar policinë. Sipas tij, autori është larguar në errësirë dhe nuk është identifikuar.
Ata kishin udhëtuar drejt vendit të ngjarjes me dy makina, një Land Rover dhe një Volksëagen, të cilat u gjetën nga policia në vendngjarje.
Biznesmeni ndodhej në një nga automjetet në momentin e incidentit. Policia shpalli në kërkim djalin e Eqeremit, Gazmendin, i cili u arrit të kapej disa orë pas ngjarjes. Ai është shoqëruar për të dhënë dëshminë e tij.
Prej qershorit 2023, 44-vjeçari administronte fabrikën e tullave dhe tjegullave në zonën e Laprakës në Tiranë, ‘Tegola Edilcentro’.
"Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur "Dilan", në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Vlorë, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve", njofton policia.
Uroj te mos fut hunden Gramoz Ruçi gjenerali i te keqes komuniste qe deri me tash si ka hy gjemb ne sum. Dhe ska per me hy persa kohe ai komandon ushtrine e tij me komandant te tipit Alket Hyseni dhe shef propagande Mero Baze peshtani me pasuni maramendese. Pse s hetohet Gramo Ruçi ish sekretar i pare i komitetit te partise punes- komuniste - te Tepelenes, ish ministri brendshem i kohes se komunizmit, i lakum si i perfshim ne nje seri aferash si ajo e hekurit, çimentos etj.etj., por dhe kondrabande cigaresh. Ishin kto qe gjate rregjimit te Sal Berishes ja mbathi ne Greqi i ndihmur nga Agron Musaraj ish ministri brendshem i asaj kohe.