TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Shtator 2025, 12:33

Vrasja e Klevis Lleshit, GJKKO jep vendimin për Sabah Nuzin dhe Samet Lokën; autori i dyshuar mohon krimin

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Klevis Lleshit, GJKKO jep vendimin për Sabah Nuzin dhe Samet

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur masat e sigurisë për dy të arrestuarit në lidhje me vrasjen e Klevis Lleshit.

Pas seancës së zhvilluar këtë të premte në orën 10:00, Sabah Nuzi është lënë në arrest me burg, ndërsa Samet Loka është lënë në masën e arrestit në shtëpi.

Sabah Nuzi, i cili dyshohet nga Prokuroria si ekzekutori i Lleshit kundrejt një shume prej 50 mijë eurosh, ka mohuar akuzat gjatë seancës gjyqësore. Ai nuk ka pranuar përfshirjen në atentatin ndaj 32-vjeçarit Klevis Lleshi, i cili u vra në vitin 2020.

 

Lini një Përgjigje